Ekonomia Online
FUNDIT

Putini ua kufizon qasjen në Facebook rusëve

Putini ua kufizon qasjen në Facebook rusëve

Autoritetet ruse kanë njoftuar se aksesi në Facebook do të kufizohet pjesërisht pasi rrjeti i mediave sociale ndaloi llogaritë e disa mediave të mbështetura nga Kremlini për pushtimin e Ukrainës nga Moska. Mbikëqyrësi shtetëror rus i komunikimit Roskomnadzor tha se kishte kërkuar që Facebook të hiqte ndalimet që kishte vendosur të enjten ndaj agjencisë shtetërore […]

Autoritetet ruse kanë njoftuar se aksesi në Facebook do të kufizohet pjesërisht pasi rrjeti i mediave sociale ndaloi llogaritë e disa mediave të mbështetura nga Kremlini për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Mbikëqyrësi shtetëror rus i komunikimit Roskomnadzor tha se kishte kërkuar që Facebook të hiqte ndalimet që kishte vendosur të enjten ndaj agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, kanalin televiziv shtetëror Zvezda dhe faqet e lajmeve pro-Kremlinit Lenta.Ru dhe Gazeta.Ru. Agjencia tha se Facebook nuk po i rikthen organet mediatike, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net.

Roskomnadzor e pa vendimin si formë “për të mbrojtur mediat ruse”.

Sipas mbikëqyrësit shtetëror të komunikimit,  Ministria e Jashtme e Rusisë dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e cilësuan Facebook-un “bashkëpunëtor në shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe të të drejtave dhe lirive të shtetasve rusë”.

Nuk sqaroi se çfarë saktësisht do të thotë lëvizja. 

Të ngjashme