Një qytet bregdetar në Japoni ka përdorur mjetet financiare të ndara nga fondi për ndihmë emergjente për COVID-19, për të ndërtuar një statujë gjigante të kallamarit. Krijesa detare prej 13 metrash qëndron në portin e Notos. Raportohet se janë shpenzuar 228,500 dollarë nga fondi emergjent, për të ndërtuar statujën, shkruan BBC. Zyrtarë të Notos kanë […]
Qyteti i Japonisë ndërton statujën gjigante të kallamarit me paratë nga fondi emergjent për Covid-19

Një qytet bregdetar në Japoni ka përdorur mjetet financiare të ndara nga fondi për ndihmë emergjente për COVID-19, për të ndërtuar një statujë gjigante të kallamarit.
Krijesa detare prej 13 metrash qëndron në portin e Notos.
Raportohet se janë shpenzuar 228,500 dollarë nga fondi emergjent, për të ndërtuar statujën, shkruan BBC.
Zyrtarë të Notos kanë thënë se ky ishte një plan i mëhershëm për t’i tërhequr turistët sërish pas pandemisë.
Japonia po përballet me një valë të re të rasteve me koronavirus, ndërsa Tokio është nën gjendje emergjente.

















