Rama ashpërson gjuhën ndaj opozitës dhe mediave

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Ngjarja më e rëndësishme e javës që lamë pas në Shqipëri ka qenë kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste për vetë kohën kur ai mbahej, kur Shqipëria po kalon një krizë politike, pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës dhe një vale protestash që e kanë pasuar këtë akt.

Kongresi elektoral i 23 marsit i Partisë Socialiste në Tiranë, përpos tjerash ishte edhe fotografimi i një demonstrimi force dhe provë muskujsh në politikë, shkruan sot Koha Ditore.

Kongresi i shërbeu kreut të mazhorancës, Edi Rama, për t’iu dhënë një sërë mesazhesh rivalëve politikë, duke filluar nga opozita, presidentit, medias dhe qytetarëve.

Kryeministri Rama u tregua i prerë për çështjen e mandateve duke shprehur vendosmërinë se mazhoranca që ai drejton nuk ka mandat për të lëshuar nga dora, por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi. Ndërkohë që ka sfiduar liderin e opozitës, Lulzim Basha për zgjedhje të përgjithshme në vjeshtë, nëse opozita fiton vetëm një bashki më shumë.

Rama gjithashtu ka bërë ironi me “vetëvrasjen politike” të Ilir Metës, por ka bërë edhe një ftesë për miratimin e reformës zgjedhore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme