Rama krenohet me punën: Kemi filluar shumë projekte për transformimin e kryeqytetit

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 11:57 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shëndetësia është prioritet i qeverisjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Ai në prezantimin e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë, shtoi se ky sektor lidhet me të gjitha sferat e jetës.

Madje në këtë aktivitet ai u krenua me punë që po bëjnë duke shtuar se kanë filluar një numër të madh të projekteve që synim kanë transferimin e kryeqytetit.

“Shëndetësia nuk fillon edhe nuk mbaron ashtu vetëm tek Drejtoria e Shëndetësisë, apo tek spitalet tek klinikat etj. Po fillon me zonat tona me mënyrën se si jetojmë, me mënyrën se çfarë oferta kanë për shembull fëmijët tanë nëpër shkollat e tyre a kanë mundësi me u ndërlidh me sport, a mësojnë për ushqimin që e hanë, d.m.th lidhet edhe me sport, lidhet edhe me arsim, lidhet edhe me zonat urbane, lidhet edhe me qasjen në zonat të gjelbrat”.

“E për të gjitha këto ne e kemi parë që vetëm se filluar një numër të madh të projekteve për transformimin e kryeqytetit i cili ka drejtpërdrejtë impakt edhe në shëndetësi”.

Përderisa drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka prezantuar punën njëvjeçare, ku tha se kanë ndarë buxhet për ndërtimin e Spitalit të kryeqytetit.

Ai është ankuar për ndarje të vogël të buxhetit nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar se 40% e kërkesës për furnizim me barna ka qenë e mbuluar, për çka janë detyruar që të ndajnë buxhet shtesë si komunë, raporton EO.

Duke pas parasysh që furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë i plotë, dhe kemi pasur vetëm rreth 40% mbulueshmëri të kërkesës për furnizim me barna dhe material shpenzues, DSh ka lidhur kontratën e re dhe e Komunës, është rritur furnizuar me barna sidomos me tretje infusive dhe barna, nga ana nga buxheti i saj

“Është caktuar lokacioni për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të kryeqyteti. Është ndarë buxheti për vitin 2023 për fillimin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm të kryeqytetit. Është duke u zhvilluara faza e planit detal të spitalit nga ICME dhe partnerët. Kemi themeluar Poliklinikën Stomatologjike të kryeqytetit. Me 24 nëntor është themeluar Poliklinika stomatologjike, institucioni i parë i mjekësisë sekondare stomatologjike në vend”.

“Në fund të muajit nëntor, shëndetësia në kryeqytet ka blerë edhe mamografin e tretë i cili tani do të mundësoj rritjen e numrit të mamografive të realizuara. 200.000 euro për autoambulanca në shërbimin kronik këtij shërbimi. Janë blerë 5 autoambulanca për shërbimin kronik nga të cilat i janë dorëzuar 300.000 euro janë shpenzuar për blerja të pajisjeve mjekësore për institucionet shëndetësore. Është rritur furnizimi me barna dhe material shëndetësor. Duke pas parasysh që furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë i plotë, dhe kemi pasur vetëm rreth 40% mbulueshmëri të kërkesës për furnizim me barna dhe material shpenzues, DSh ka lidhur kontratën e re dhe e Komunës, është rritur furnizuar me barna sidomos me tretje infusive dhe barna, nga ana nga buxheti i saj”.

“Gjatë periudhës janë ndarë 250.000 euro subvencione prej të cilave kanë përfituar 1586 qytetarë. Kanë vazhduar aktivitetet e pajisjes me inventar të institucioneve të mjekësisë familjare,  Aktivitete dhe përpjekje të vazhdueshme për themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve dytësore në komunën e Prishtinës Themelimi i Qendrës mikrobiologjike të kryeqytetit kryeqytet. Kjo gjë pritet të ndodhë në vitit 2023. Kanë filluar përgatitjet për themelimin e Qendrës së Shëndetit Publik në Aktivitete të tjera të Drejtorisë së Shëndetësisë: Aktivitetet e prokurimit janë zhvilluar dhe kryer sipas planeve të parapara. Ka realizuar Dezinsektimi dhe është kryer sipas planit të përcaktuar, dhe kushtet atmosferike”.

Të ngjashme