Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën “Bashkim Fehmiu”, ku po realizohen asfaltimi i rrugës dhe rregullimi i trotuareve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se investimi po kryhet në kuadër të taksës infrastrukturore.
“Rruga ‘Bashkim Fehmiu’. Asfaltimi dhe rregullimi i trotuareve. Punimet po realizohen në kuadër të taksës infrastrukturore”, ka shkruar Rama.