Raporti i Komisionit Evropian kërkon ndryshimin e Ligjit për Financat e komunave

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:18 | Nga

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, i ka përmendur përgjegjësitë e komunave në raport me integrimet evropiane.

Në këtë kontekst është kërkuar amandamentimi i Ligjit për Financat e Qeverisjes Lokale si dhe nevoja për ngritjen e kapaciteteve të llogaridhënies, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ligji për Financat e Pushtetit Lokal duhet të ndryshohet duke përfshirë një specifik grant për shërbimet sociale për të siguruar transparencë në buxhet dhe një nivel minimal mbështetës për të sociale në nivel komunal”, thuhet në Raport.

Kjo kërkesë ndërlidhet me nevojën për specifikim të granteve të fushatave të caktuara, në mënyrë që të ketë më shumë llogaridhënie dhe transparencë.

Te kaptina ku u bëhet analizë kapaciteteve komunale, thuhet se kanë vazhduar përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme