Ekonomia Online
FUNDIT

Raportohet për të vdekur pas një sulmit në një universitet në Pragë

Raportohet për të vdekur pas një sulmit në një universitet në Pragë

Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë të zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit. Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes. Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar. […]

Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë të zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes.

Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.

Të ngjashme