Rekord i të infektuarve me COVID-19 në Japoni, qytetarët ftohen që t’i anulojnë vizitat për festa

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Japonia ka raportuar rekord të rasteve të të infektuarve me koronavirus. Gjatë sa martës kanë regjistruar tre mijë e 268 raste të reja, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rekordi paraprak i rasteve është regjistruar më 17 dhjetor, kur autoritetet patën raportuar tre mijë e 208 raste, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët japonez i kanë bërë thirrje policisë që t’i shtrëngojë masat në mënyrë që të mos rriten rastet.

“Është koha që të merren të gjitha masat që është e mundshme”, ka thënë Shigeru Omi, kryetar i panelit.

Ky panel ka rekomanduar qytetarët që t’i anulojnë udhëtimet gjatë periudhës së festave të fundvitit dhe ka ftuar që të mos organizohen ngjarje dhe të mos ketë festime për Vitin e Ri.

Të ngjashme