Ekonomia Online
FUNDIT

Rekord viktimash nga aksidentet në New York

Rekord viktimash nga aksidentet në New York

Përveç pandemisë dhe dhunës së armëve të zjarrit, në New York ka një emergjencë tjetër: ajo e numrit të pabesueshëm në rritje, të viktimave të aksidenteve rrugore. Viti 2021 konsiderohet që tani si viti i zi për sa i përket numrit të viktimave të rrugës. Në vetëm 6 muaj kanë mbetur të vrarë 124 persona, […]

Përveç pandemisë dhe dhunës së armëve të zjarrit, në New York ka një emergjencë tjetër: ajo e numrit të pabesueshëm në rritje, të viktimave të aksidenteve rrugore.

Viti 2021 konsiderohet që tani si viti i zi për sa i përket numrit të viktimave të rrugës. Në vetëm 6 muaj kanë mbetur të vrarë 124 persona, nga këta 64 kalimtarë, 52 shoferë automjetesh dhe 8 çiklistë.

Shifrat janë konfirmuar nga autoritetet amerikane. Të dhëna që shkojnë në kah të kundërt me programin “Vizion Zero”, të krijuar nga kryebashkiaku Bill de Blasio në vitin 2014.

Objektivi i këtij programi ishte reduktimi drastik i numrit të viktimave të aksidenteve rrugore. Më shumë se 1700 persona kanë mbetur të vrarë nga shoferët e automjeteve që kur Bill de Blasio është kryebashkiak – që nga 2014.

Numri i viktimave pësoi rënie në periudhën 2016 – 2018, por u rrit sërish në 2019, duke arritur rekorde në vitin e pandemisë.

Të ngjashme