Rezoluta për Srebrenicën, Begaj: Kjo datë do të shërbejë si kujtesë e përhershme për të dënuar gjenocidin

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e miratoi rezolutën e cila cakton 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë.

Begaj përmes një postimi në “X” tha se kjo datë do të shërbejë si një kujtesë e përhershme për të dënuar gjenocidin dhe siç shkroi ai, duke siguruar që masakra të tilla nuk do të përsëriten kurrë.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që përcakton 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Shqipëria konfirmoi edhe një herë përafrimin e saj me vlerat perëndimore duke votuar pro dhe duke u angazhuar për miratimin e kësaj resolute”.

“Kjo datë do të shërbejë si një kujtesë e përhershme për të dënuar gjenocidin, duke siguruar që masakra të tilla nuk do të përsëriten kurrë dhe njëkohësisht do të japë një përgjigje për ata që mohojnë gjenocidin dhe krime të tilla të tmerrshme”, shkroi tutje Begaj.

Të ngjashme