Rikthehen masat kufizuese, Rusia shënon sërish rekord viktimash nga COVID-19

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht rikthimit të masave kufizuese, Rusia ka shënuar përsëri numër të lartë viktimash dhe rastesh të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se gjatë orëve të fundit janë shënuar 36, 339 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8, 131, 164 të prekur.

Autoritetet theksojnë se ky është një rekord i rastesh që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i viktimave nga COVID në 24 orë është 1, 036. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 227, 389 pacientë.

Aktualisht 812, 168 pacientë janë ende në trajtim. Kujtojmë se si pasojë e rritjes së rasteve autoritetet rikthyen një pjesë të mirë të masave kufizuese.

Presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi se do të ketë mbyllje një javorë , nga 30 tetori deri më 7 nëntor për të parandaluar përhapjen e Covid.

Të ngjashme