Rikthehet Yulia Tymoshenko, garon përsëri për Presidente të Ukrainës

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeminsitrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko ka bërë të ditur se do të kandidojë në garën për president në zgjedhjet e marsit të këtij viti.

Tymoshenko e cila deri në vitin 2010 ka qeverisur me Ukraninën, ka hedhur akuza ndaj udhëheqjes aktuale duke e cilësuar përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.

Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Europë dhe një nga më të korruptuarit në botë.

Në anketimet e fundit Yulia Tymoshenko u vendos para presidentit aktual Petro Poroshenko.

Yulia Tymoshenko kandidoi për presidente edhe në vitin 2010 mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviq, i cili e la postin, pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me perendimin.

Derisa Viktor Janukoviq ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për korrupsion, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme