Rrahje e therje mes të rinjve në Ferizaj, njëri prej tyre ndërron jetë

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 09:26 | Nga

Policia rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate ka bërë të ditur se mbrëmë, ka ndodhur një rrahje mes disa të rinjve. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë për shkak se dyshohet se është therur me thikë.

“Rreth orës 22:30, policia ka marrë informatën se në një kafiteri në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” është një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë,ku nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit(E.I. m/sh/k 26 vjeç) kishte ndërruar jetë ,ndërsa dy të dyshuarit janë pranuar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Me urdhër të prokurorit ndaj  të dyshuarit (D.SH. m/sh/k 29 vjeç)  për veprën penale ,,vrasje e rëndë’  është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë,kurse i dyshuari tjetër( M.M. m/sh/k 22vjeç) i dyshuar për veprën penale ,,pjesëmarrje në rrahje”gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke  u marrë me rast”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme