Rreth 13 mijë hetime për krime lufte janë duke u zhvilluar në Ukrainë, sipas prokurorit ukrainas

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Rreth 13 mijë hetime mbi krimet e dyshuara të luftës nga ushtarët rusë po zhvillohen në Ukrainë, ka thënë prokurori i përgjithshëm i vendit.

Që nga ngritja e akuzave, Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e mizorive të luftës.

Më herët sot, një ushtar rus 21-vjeçar, rreshteri Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.

Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, nga një makinë ndërsa ushtarët rusë hynë në fshatin Chupakhivka katër ditë pas pushtimit.

Të ngjashme