Rrëzohet helikopteri mbi lumin e New Yorkut, humbin jetën pesë pasagjerë

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Videoja amatore e filmuar brenda kabinës së helikopterit që u rrëzua në lumin e New Yorkut, shfaq pasagjerët që nuk arrijnë të dalin nga helikopteri për shkak të sasisë së madhe të ujit që kishte hyrë brenda dhe kishte bllokuar dyert.

“Si duhet ta pres këtë”, dëgjohet një pasagjer duke pyetur vetëm 13 sekonda pasi helikopteri mbulohet i tëri nga uji në lumin East. Ngjarja tragjike ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, kurse autoritetet e sigurisë kanë publikuar tani transkriptin e bisedës që ishte zhvilluar në momentet e fundit.

Pamjet janë marrë nga kamera GoPro e montuar brenda kabinës së helikopterit, kurse hetuesit po bëjnë analiza nëse rrëzimi i aeroplanit ishte shkaktuar nga faktori njeri apo ndonjë defekt teknik.

Si rezultat i rrëzimit të fluturakes, pesë pasagjerët kishin humbur jetën ku trupat e tyre janë nxjerrë nga zhytësit e policisë, të cilët ishin mobilizuar për ta kryer operacionin për shkak të ujërave të turbullta. Telegrafi.

Të ngjashme