Rritet mbështetja në fushën e bujqësisë, në Komunën e Mitrovicës

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Faton Peci, kryetari i Komunës së Mitrovicës, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, njoftoi për vendimet e marra në Kuvendin Komunal.

Disa nga këto vendime ishin 58.3% rritje e mbështetjes në bujqësi, miratimi I Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës së Mitrovicës 2027-29, me 34 milionë e 45 mijë e 130 euro buxhet për vitin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm mbledhjen e 9-të të rregullt të Kuvendit të Komunës, ku u morën vendime të rëndësishme:

-U miratua Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Mitrovicës 2027–2029, me 34 milionë e 45 mijë e 130 euro buxhet për vitin e ardhshëm.

-58.3% rritje e mbështetjes në bujqësi krahasuar me vitin 2025.

-Kemi bërë bartjen e të hyrave nga viti paraprak 1.3 milion euro për përmbushjen e obligimeve financiare. Si rezultat i bartjes, 280 mijë euro janë ndarë për sportin, krahasuar me vitin e kaluar, kur ka pasur 0 përkrahje.

-Siguruam mbulimin e pozitave me staf arsimor, duke krijuar stabilitet në procesin arsimor;
19 numra të rinj në arsim
5 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

-60 mijë euro si shpërblim për ekipet fituese/kampionët:
KB Trepça – 30 mijë euro
Klubi i femrave Mitrovica – 15 mijë euro
Klubi i futbollit të meshkujve – 10 mijë euro
Klubi i femrave në basketboll – 5 mijë euro

-Kemi caktuar parcelën për ndërtimin e fushave të tenisit dhe padelit.

Të ngjashme