Rritet në 3 numri i të vdekurve në aksidentin afër Mramorit

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht me fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona – dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Më vonë në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i tretë.

Të ngjashme