Rritet numri i aktakuzave, për 24 orë u ngritën 93, kundër 111 personave

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetri (93) aktakuza, kundër njëqindenjëmbëdhjetë (111) personave. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër katërdhjetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16)  personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur  trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar,në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë  (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme