Rritje e vdekjeve nga Coronavirusi, 19 në Amerikë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në ShBA e ka kaluar 1,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Saktësisht këtu janë raportuar 1 050 vdekje konfirmuar si të prekur me Coronavirus 69 117 persona.

Senati amerikan miratoi një pako dy trilionë dollarë për të ndihmuar punëtorët, bizneset dhe sistemin e kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë kreu i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ka filluar një apel për dy miliardë dollarë në ndihmë ndërkombëtare humanitare për të ndihmuar vendet më të varfra në trajtimin e pandemisë Coronavirus.

Më shumë se 472 000 njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me COVID-19, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Më shumë se 114 000 janë shëruar, ndërsa më shumë se 21000 njerëz kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme