Rusia i regjistron rreth gjashtë mijë raste të reja të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 5,966 raste të reja të koronavirusit. Shifrën e bëri të ditur Qendra për Reagimin ndaj Krizës.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në Rusi shkoi në 74,588, raporton agjencia “Reuters”.

Përpos rasteve të reja të infektimeve, në këtë vend u regjistruar edhe 66 viktima gjatë kësaj periudhe, me ç’rast numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 681.

Numri i rasteve të koronavirusit në Rusi filloi të rritej më të madhe gjatë këtij muaji, ndonëse ajo ka raportuar shumë më pak infektime në krahasim me dis vende të Evropës Perëndimore.

Rusia ka qenë ndër vendet e para që ka marrë masa parandaluese kundër Covid-19, duke e mbyllur kufirin me Kinën dhe duke i ndërprerë fluturimet ndërkombëtare.

Të ngjashme