Rusia suspendohet nga Këshilli i Evropës

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, shkruan Al Jazeera.

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të suspenduar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj”, tha Di Maio në një deklaratë.

“Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Është e ndarë nga Bashkimi Evropian.

Të ngjashme