“Ryanairi” kundërshton paketën ndihmëse të Gjermanisë për “Lufthansan”

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kompania irlandeze e fluturimeve, “Ryanair”, do të kontestojë paketën e 9 miliardë eurove që Qeveria gjermane do t’i japë “Lufthansas”, ka thënë drejtori ekzekutiv Michael O’Leary në një deklaratë të martën, raporton Reuters.

Ndihma nga qeveria do t’i lejojë “Lufthansas” që të bëjë “shërbime me çmim më të ulët” dhe do ta bëjë konkurrencën shumë më të vështirë për “Ryanair” dhe “easyJet”, që është rivali i tyre për fluturime të lira, ka shtuar tutje O’Leary.

“‘Ryanair’ do të apelojë kundër këtij shembulli të fundit të ndihmës ilegale nga qeveria për ‘Lufthansën’, gjë e cila do të shtrembërojë konkurrencën tepër shumë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme