Sa para do t’i fitojë fituesi i Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Fitorja e garës kryesore të UEFA është edhe një biznes i mirë po ashtu

Shpërblimet financiare të Ligës së Kampionëve është pjesë e kësaj gare e cila konsiderohet gara më e madhe e klubeve në botë. Madje aty mund të fitosh qoftë edhe nëse arrin një fazë grupore të UEFA-së ku arrin në miliona fitime, madje edhe për klube të vogla.

Çmimi i përgjithshëm varet, natyrisht, në sa ndeshje ke fituar dhe sa larg ke arritur që të shkosh. Kështu, sa para do t’i fitojë fituesi dhe sa humbësi në finalen e garës më 2020/21?

Sa para do t’i fitojë fituesi i Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21?

Fitorja në finale të Ligës së Kampionëve ka vlerën e 19 milionë euro derisa humbja në finale ju sjell në konto 15 milionë euro. Çmimi i përgjithshëm që e merr fituesi vlen shumë më shumë se kaq, megjithatë, pasi që shpërblimet akumulohen në bazë të paraqitjeve për çdo fazë, transmeton GazetaExpress.

Bazuar në shifrat e fundit, një fitore e vetme në fazën grupre vlen 2.7 milionë euro dhe barazimi ka vlerën e 900 000 eurove. Nëse një skuadër garon nga faza e grupeve dhe fiton çdo ndeshje në fazën e grupeve dhe mandej tërë garën, fitimet arrinë deri në 82.45 milionë euro.

Manchester City ka fituar pesë ndeshje në grup dhe ka barazuar një, që do të thotë se ata deri tani kanë fituar 60 milionë euro, derisa Chelsea ka fituar katër ndeshje në grup dhe ka barazuar në dy të tilla që do të thotë se ka fituar më pak se 60 milionë euro.

Kjo shifër bazohet në paraqitje të vetme, por UEFA shpërndan shumë para për klubet që kanë më shumë të ardhura edhe në bazë të “transmetimit në TV”, e cila gjë ndahet bazuar në madhësinë dhe tregn e televizionit. Paratë që fitojnë klubet e Ligës së Kampionëve janë shumë më të mëdha se sa klubet që fitojnë në Europa Ligë.

Ndikim në këtë mund të këtë shkaktuar pandemia Covid-19, e cila ka ndikuar në të dyja garat – por ende nuk është e qartë ende se a do të këtë shkurtime financiare për klubet në fjalë. Në tetor, për shembull, The Times raporton se paratë e UEFA-së do të zvogëlohen në pesë vitet e ardhshme por mandej do të rriten.

Të ngjashme