Sa të sigurtë janë plazhet në Shqipëri, zbardhet raporti i KLSH-së

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për sigurinë në plazhe nuk janë marrë parasysh nga institucionet kompetente duke bërë që edhe këtë sezon të jetë i njëjti problem.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e humbjes së jetëve të pushuesve në plazhet shqiptare, KLSH kërkon nga Ministria e Turzimitqë përgjegjës për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit të jetë autoriteti vendor, bashkia dhe jo stacioni i plazhit).

Ndërsa kostoja e vrojtuesit të plazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit. Po ashtu, KLSH rekomandon që të të përcaktohet shprehimisht mënyrën dhe institucionin përgjegjës për licencimin dhe trajnimin e vrojtuesit, si dhe për çdo 100 m të ketë vrojtues plazhi, për të mbuluar me efecient monitorimin e pushuesve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5000 vrojtues plazhi, një statistikë kjo mjaft optimiste edhe për punësimin e të rinjve gjatë sezonit veror. Ky institucion numëron dhe një sërë problematikash që lidhen me mosnjohjen e profesionit të vrojtuesit apo mungesës reale të kullave të vrojtimit dhe largësisë nga njëra-tjetra.

Ndërsa një javë më parë, pak ditë më parë ka nisur puna e task-forcës së turizmit për monitorimin e stacioneve të plazhit, por nuk janë bërë ndryshime në mënyrën e funksionimit të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme