Së paku 10 mijë pajisje testuese kineze me defekte zbulohen në Izrael

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit kishte inspektuar këto pajisje kur një laborator kishte vërejture se ngjyra e lëngut i cili shfrytëzohet për testim dallonte dhe ishte potencialisht me defekt. 10 mijë teste ishin kryer nga autoritetet izraelite nga kjo dërgesë e pajisjeve kineze, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raporteve të mediave izraelite në sistemin shëndetësor rreth 10 mijë teste janë kryer me këtë substancë ditëve të fundit dhe disa- nëse jo të gjithë- këto teste duhet të përsëriten.

Institucionet shëndetësore po presin vendimin e autoriteteve izraelite rreth kësaj çështje e ndërkohë ata janë udhëzuar që të mos përdorin testet nga kjo dërgesë por vetëm ato të blera nga prodhues të tjerë.

Sipas David Shafir, drejtor i shërbimeve urgjente shëndetësore në Izrael kjo nuk është hera e parë që ka pasur probleme me funksionalitetin e pajisjeve testuese apo që laboratorët të mbesin pa komponentë që të kontrollojnë njerëzit për sëmundjen. Ai shtoi se ende nuk dihet nëse kjo substancë ka ndikuar në vërtetësinë e rezultateve të testimeve për Covid-19.

Ankesa ndaj pajisjeve kineze mjekësore kishte edhe në shtete tjera si Spanjë dhe Holandë që i kishin kthyer mbrapsht dërgesat e tyre. Në Britani po ashtu ishin ankuar për to.

Në përgjithësi ekziston një debat rreth sigurisë së testit të antitrupave pasi shumë prej testeve rezultojnë negativ- fals nga to, megjithëse pacientët shfaqin të gjitha simptomat e Covid-19.

Të ngjashme