Sekuestrohet “Land Roveri” me targa të Shqipërisë, ishte vjedhur në Itali

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 16:20, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur një veturë e tipit “Land Rover” me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet G.H. 1990, e cila është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019.

Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njejti është ri–regjistruar në Shqipëri.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.

Lenda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve dhe sipas procedurave të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme