Ekonomia Online
FUNDIT

Separatistët në Jemen marrin ishullin nga qeveria

Separatistët në Jemen marrin ishullin nga qeveria

Separatistët jugorë në Jemen kanë marrë kontrollin mbi ishullin Socotra në Detin Arab, duke e hequr guvernatorin dhe duke i përzënë forcat e qeverisë të përkrahura nga Arabia Saudite, e cila e dënoi këtë veprim dhe e quajti grusht shtet, raporton Reuters. Këshilli Jugor Tranzicional (STC) deklaroi vetë qeverisje në jug të shtetit në muajin […]

Separatistët jugorë në Jemen kanë marrë kontrollin mbi ishullin Socotra në Detin Arab, duke e hequr guvernatorin dhe duke i përzënë forcat e qeverisë të përkrahura nga Arabia Saudite, e cila e dënoi këtë veprim dhe e quajti grusht shtet, raporton Reuters.

Këshilli Jugor Tranzicional (STC) deklaroi vetë qeverisje në jug të shtetit në muajin prill, duke i komplikuar përpjekjet e OKB-së që të vendoset një armëpushim i përhershëm në luftën ku separatistët dhe qeveria dikur kanë luftuar si aleatë, në koalicion të udhëhequr nga sauditët, për të ndaluar grupin Houthi, të cilët e kontrollojnë veriun.

Të shtunën STC lajmëroi se kishte kapur ndërtesat e qeverisë dhe bazat ushtarake në ishullin kryesor të Socotra, arkipelag me banime të shpërndara, i vendosur në mes të Ngushticës së Adenit në Detin e Kuq, që është njëra nga rrugët më të frekuentuara të transportit detar në këtë rajon.

Qeveria e cila udhëhiqet nga Presidenti Abd-Rabbu Mansour e ka dënuar këtë veprim si një grushtshtet “të plotë” në këtë ishull dhe ka akuzuar forcat e STC-së se kanë sulmuar ndërtesat e qeverisë “me sjellje si të bandave kriminele”.

Burimet thanë për Reutersin javën që shkoi se Arabia Saudite, e cila ka provuar ndërmjetësimin në mes STC-së dhe grupit Houthi, ka prezantuar një propozim për të përfunduar kundërshtimin e separatistëve, por STC-ja ka thënë se nuk ka marrë asnjë propozim.

Arabia Saudite dëshiron të parandalojë zhvillimin e edhe të një fronti në luftën e Jemenit që tashmë ka shumë palë të përfshira.

Ky koalicion intervenoi në maj të vitit 2015 pasi që Houthit të lidhur me Iranin e përjashtuan qeverinë e përkrahur nga sauditët, në kryeqytetin Saana. Grupi Houthi thotë se është duke e luftuar një sistem të korruptuar.

Socotra, vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s për shkak të florës dhe faunës së saj unike, gjendet në vijën transportuese në mes Azisë dhe Evropës në Detin e Kuq dhe kanalin e Suezit.

Të ngjashme