Sërish shfaqen shenjat e Coronavirusit tek ujërat e zeza, autoritetet franceze zbulojnë faktin e rëndë

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët francezë janë duke punuar për të analizuar gjurmët e koronavirusit që janë shfaqur tek ujërat e zeza.

Ajo që është vënë re, të paktën për momentin, është se ka një rikthim të koronavirusit që ishte zhdukur pas vendosjes së masave kufizuese në Francë.

Shembulli konkret është një impiant i ujërave të zeza në periferi të Parisit. Punonjësit e këtij impianti rregullisht marrin mostra nga ujërat e zeza dhe më pas i dërgojnë për analiza të hollësishme në një laborator të qytetit.

Pas shpërthimt të koronavirusit në Francë, kompania që merret me shpërndarjen e ujit në Paris, filloi të monitoronte ujin në zona të ndryshme për të parë nëse ka gjurmë të Covid-19.

“Pasi të nxjerrim gjenomin e të gjithë mikroorganizmave që janë në këtë kampion, do të shikojmë posaçërisht për gjurmë të Covid-19”, tha Sebastian Vurtzer, studiues i sëmundjeve infektive.

Mostrat e marra kohët e fundit nga sistemi i ujërave të zeza në Paris tregojnë po rikthehen gjurmët e COVID-19, që ishin zhdukur nga ujërat e zeza kur Franca vendosi masat e forta kufizuese.

Të ngjashme