ShBA afër t’i japë fund luftës së gjatë me Afganistanin

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

ShBA mezi pret që t’i japë fund luftës së saj më të gjatë ndërsa në anën tjetër Emirati Islamik i Afganistanit-Talibani jep disa shenja se është gati të ndryshojë, shkruan Gazeta Metro

Pas shumë viteve përpjekje për të zgjidhur luftën më të gjatë të Amerikës ato  tani duket se janë shumë afër drejt vijës së mbarimit.Negociatorët amerikanë dhe talebanët mendohet se janë afër një marrëveshje që parasheh se 14,000 trupat amerikane të mbetura në Afganistan të kthehen në shtëpi, pasi ata humbën më shumë se 2.400 nga radhët e tyre dhe kishin mijëra të tjerë të lënduar.

Por nxitimi i administratës Trump për t’u tërhequr do ta lërë Afganistanin në mëshirën e një lëvizjeje islamike që ka bërë pak për të ndryshuar metodat e saj që nga pushtimi i SHBA gati 18 vjet më parë.”Unë mendoj se në fillim ata ishin arrogantë,” tha Sohail Shaheen, një zëdhënës i lartë i Talibanëve, duke iu referuar ushtrive të drejtuara nga Amerika që përmbysën Talibanët pasi militantët strehuan autorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden.

Shaheen foli për NBC News në Doha, kryeqyteti i mbretërisë së Arabisë të Gjirit të Katarit, ku negociatorët amerikanë dhe talebanët janë në raundin e shtatë të bisedimeve të thella.Për dy çështje thelbësore – respektimin e të drejtave të grave dhe njohjen e qeverisë së mbështetur nga SHBA në Afganistan-Kabul .

Në një intervistë dy orëshe në një nga hotelet më të mirë të qytetit, Shaheen shfaqi besimin e jo vetëm të një diplomati por edhe të një komandanti me përvojë i cili nuk do të mundohej ‘’të mbyllte sytë‘’ por do ta bënte këtë nëse do të ishte nevoja. “Kjo është arsyeja pse ne u kemi thënë amerikanëve në fillimin e luftës, se lufta nuk është piknik,” tha ai. “Do të jetë një kohë që ju do të vini të kërkoni paqe, por kjo do të ndodhë pas shumë humbjesh nga të dy palët, dhe kjo ndodhi.”

Lufta ka marrë një numër të madh jetërash të njerëzve-Gati 18 vjet pasi një koalicion i udhëhequr nga SH.B.A. rrëzoi qeverinë e Talibanëve në Kabul, Afganistani mbetet një nga vendet më të varfëra në botë dhe kështu Amerika dhe aleatët e saj gjetën vendin ne gjendje të rëndë kur e pushtuan në 2001. Sipas Pentagonit, lufta u kushton taksapaguesve amerikanë rreth 45 miliardë dollarë në vit.

Rreth 45,000 policë dhe trupa afgane janë vrarë në pesë vitet e fundit, sipas qeverisë afgane. Në dekadën e fundit, 32,000 civilë kanë vdekur, dhe 60,000 të tjerë u plagosën. E ardhmja e të drejtave të grave, një nga çështjet më të diskutueshme gjatë negociatave, ka mbetur kryesisht nga kërkesat e talebanëve para tëerheqjes së trupave amerikanë.

Por si duket kjo gjendje do marrë fund dhe të drejtat e grave do zbatohen përsëri anipse ato nuk ishin të cenuara asnjëherë nga vetë talebanët , për këtë arsye edhe mbeti si çështje diskutimi në negociata .

Të ngjashme