Shembet dheu në minierën e Leposaviqit, vdes një punëtor

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i minierës së Leposaviqit ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut.

Bëhet fjalë për një 52 vjeçar i nacionalitetit serb.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë për veriun e Mitrovicës.

“Po dje ka ndodh. Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Êshtë një person i nacionalitetit serb, i lindur në vitin 1968. Policia dhe Forenzika kanë qenë në vendin e ngjarjes. Është tërhequr trupi i tij dhe është dërguar për obuksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Rasti do të hapet si “Vdekje e dyshimtë” “.

Të ngjashme