Sherifi: Delegacionin serb në Bruksel dëshirojmë ta udhëheq Çedomir Jovanoviq

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 13:37 | Nga

Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se ai nuk dëshiron që Fatmir Limaj të jetë kryesues i delegacionit të Kosovës në Bruksel.

Sherifi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se nëse Serbia ka të drejtë të ndërhyjë në delegacionin kosovar, atëherë edhe Kosova duhet të kërkojë që në vend të Vuçiq delegacionin serb ta udhëheqë politikani serb, Çedomir Jovanoviq.

“Duam të bisedojmë me Çedomir Jovanoviqin dhe jo me Aleksandër Vuçiqin! Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i paska dhënë vetes të drejtë të na tregojë se kush duhet dhe kush nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Kosovës në bisedime me Serbinë. Duke u bazuar në të njëjtin parim edhe Kosova do të kishte të drejtë të vendosë se kush duhet dhe kush nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Serbisë. Nëse Vuçiqi nuk e don Limajn për kryesues të delegacionit të Kosovës por Thaçin, atëherë edhe ne e duam politikanin serb Çedomir Jovanoviç për kryesues të delegacionit të Serbisë dhe jo Vuçiqin!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme