Sherr për vendparkim, sulmohet një person

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 10:01 | Nga

Të mërkurën në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët pas një mosmarrëveshjeje për vend parkim, kanë sulmuar një person duke i shkaktuar lëndim trupor.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK dhe pas intervistimit është liruar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, pushkë gjuetie e përdorur në rast, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur.

Me vendimin e prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje kurse i dyshuari tjetër lirohet në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme