Shkaku i vërshimeve, pamundësohen disa shërbime komunale në Skenderaj

Skenderaj | 20 Jan 2023 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se një pjesë e shërbimeve komunale të qytetit nuk do të mund të ofrohen si pasojë e gjendjes së krijuar pas vërshimeve.

Kryetari i komunës, Fadil Nura, ka mbledhur mëngjesin e së premtes Bordin e Drejtorëve, ku ka marrë vendim që të themelojë 11 komisione komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur gjatë ditës së djeshme, si pasojë e situatës që kërkon reagim të menjëhershëm në teren, sot një pjesë e shërbimeve komunale është e pamundur të ofrohen. Komuna e Skenderajt njofton se nuk do të ketë orar të punës për Ekzekutivin komunal, deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të tërësishëm të dëmeve materiale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë provat (video-xhirim, fotografi) të dëmeve të pronave të luajtshme dhe të paluajtshme.

Të ngjashme