Shkeli rregullat anti-Covid dhe infektoi tetë persona, dënohet me pesë vjet burg

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Vietnam vendosën të dënojnë me 5 vjet burg një të ri për shkeljen e rregullave të koronavirusit dhe shpërndarjen e virusit te 8 persona të tjerë, një prej të cilëve humbi jetën.

28-vjeçari Le Van Tri  u shpall fajtor për përhapjen e sëmundje së rrezikshme në gjyqin që zgjati vetëm një ditë në provincën e Ca Mau.

Vietnami konsiderohet si një ndër vendet që e ka përballuar më mirë pandeminë e koronavirusit, duke ndërmarrë testime masive, gjurmim dhe rregulla strikte karantine.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme