Shkencëtarët francezë: Nikotina mund të mbrojë kundër Coronavirusit

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Nikotina mund të mbrojë kundër coronavirusit, kanë treguar studimet në Francë, dhe studimet parandaluese e terapeutike janë duke u zhvilluar për pacientët në spitalin e Parisit, La Pitié-Salpêtrière. 

Hipoteza për efektin mbrojtës të nikotinës mbështetet nga përqindja e ulët e duhanpirësve, në mesin e pacientëve të shtruar në spital nga COVID-19 në të gjithë botën, shkruan The Guardian.

Ekipi në spitalin Pitié-Salpêtrière mori në pyetje 480 pacientë që rezultuan pozitivisht me virus, 350 prej të cilëve u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër me simptoma më pak serioze u lejuan të shkojnë në shtëpi.

Ekipi konstatoi se nga ata që u pranuan në spital, mosha mesatare e të cilëve ishte 65-vjeç, vetëm 4.4% ishin duhanpirës të rregullt. Në mesin e atyre që janë lëshuar në shtëpi, me një moshë mesatare prej 44, duhanpirës ishin 5.3%.

Neurobiologu i njohur francez Jean-Pierre Changeux, i cili rishikoi studimin, sugjeroi se nikotina mund të ndalojë virusin të arrijë qelizat në trup duke parandaluar përhapjen e tij.

“Sapo të marrë dritën e gjelbër që pritet nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran, copat e nikotinës do të aplikohen në doza të ndryshme në tre prova – si një parandaluese për profesionistët mjekësorë, për të parë nëse i mbron ata, si terapi për pacientët në spital për të përcaktuar nëse lehtësojnë simptomat”, tha Jean-Pierre.

Studimi, megjithatë, nuk duhet t’i inkurajojë njerëzit të pinë cigare, thanë studiuesit. Nikotina është akoma e dëmshme për mushkëritë, zemrën dhe shëndetin e përgjithshëm. 

Të ngjashme