Shkon në mbi 770 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Prishtinë | 21 Nën 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 771.015, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,7 milionë, me 40.413 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.720 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 229 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 196 milionë dozën e dytë dhe mbi 33 milionë kanë marrë tri doza.

Të ngjashme