Shkon në nëntë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në nëntë numri i persona kanë humbur jetën dhe 75 kanë të tjerë kanë mbetur të lënduar pas tërmetit magnitudë 5.7 që goditi juglindjen e Turqisë, afër kufirit me Iranin.

Tre nga viktimat ishin fëmijë ndërsa nëntë të tjerë janë në gjendje kritike, deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.

Tërmeti ka shkatërruar ndërtesat në qytetin Van të Turqisë si dhe në lindje në disa fshatra të Iranit, ku sipas raportimeve 75 persona mbetën të lënduar.

Kujtojmë se një tërmet muajin e kaluar në lindje të Turqisë la të vdekur më shumë se 40 persona. 

Të ngjashme