Shoferi e la në “ler”, vetura ecën dhe bie mbi vetura në parking

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i pazakontë ka ndodhur  në afërsi të ndërtesës së Komunës në Arbëri në Prishtinë.

Një veturë “Ford” ka rrëshqitur dhe ka rënë në parkingun e Viva Fresh dhe ka përfunduar ndërmjet dy veturave.

Një dëshmitar tregoi për Ekonomia Online se vetura ishte lënë në “ler” nga një shofer i ri në moshë. Ajo ka lëvizur disa metra në tatëpjetë dhe ka rënë fillimisht mbi veturën “Audi”.

Sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, e cila ka larguar veturën dhe ka hapur rast.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme