Shpend Ahmeti: Shifrat e fundit me Coronavirus janë alarmante

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas konfirmimit të 129 rasteve me COVID-19 ka thënë se këto janë shifra alarmante

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

“Shifrat e fundit të rasteve të reja me Coronavirus janë alarmante! Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që ministria dhe IKSHP të mos i rikthejnë masat drastike”, ka shkruar Ahmeti.

I pari i Prishtinës thotë se ështe lajm i mirë që nuk janë shtuar rastet me komplikime të rënda.

Ai bën apel që të vendosen maskat dhe të ruhet distanca.

“Lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj të respektojmë masat që kjo të vazhdojë. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”, ka thënë Ahmeti.

Shifrat e fundit të rasteve të reja me Coronavirus janë alarmante!Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Dienstag, 16. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme