Shpërthen zjarr në objektin e “Dukagjini Residence” në Prishtinë (Video)

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer në objektin e “Dukagjini Residence”, në orët e mbrëmjes, raporton Ekonomia Online.

Objekti në ndërtim e sipër ndodhet afër gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin, i cili është përhapur në njërin nga katet e sipërme, sikur shihet në videon e Ekonomia Online.

Pas rreth 15 minutash zjarri është vënë nën kontroll. Nuk dihen rrethanat si ra zjarri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme