Shtime: Shtatë persona dërgohen në mbajtje

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar në Shtime shtatë persona të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Shtime, ku të dyshuarit fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme