Shtime, tre persona përleshen me grushte dhe thika, arrestohet një person

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Dje rreth orës 17:20 në rrugën “Besim Sopa”, në Shtime tre te dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë përleshur fizikisht ne mes vete me ç’ rast është përdorur edhe një mjet i mprehtë thikë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Me vendim te prokurorit njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme