Si po i përdorë Ukraina dronët, për të dokumentuar krimet e luftës të kryera nga Rusia?

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Operatorët e dronëve që operojnë pranë ushtrisë ukrainase, kanë marrë një detyrë të veçantë nga zyra e kryeprokurorit.

Ata obligohen që çdo shkatërrim të ndërtesave nga sulmet ruse apo vrasje të civilëve, t’i filmojnë me qëllim që të dokumentojnë krimet e luftës që i ka bërë Rusia në këtë shtet.

Deri më tani qindra dronë kanë realizuar video të ndryshme në rajonet ukrainase, përfshirë Kharkivin ku pothuajse nuk ka mbetur as edhe një objekt pa u shkatërruar.

E pas analizimit të pamjeve dhe dokumentimit të fakteve, do të ngrehet padi për krime lufte nga Rusisë, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

Ukrainasit vazhdimisht mbajnë në ajër këto fluturake pa pilot për të observuar çdo lëvizje të trupave pushtuese, ndërsa nga fillimi i luftës janë dëshmuar si tejet efikas dhe armë e fuqishme ndaj pushtuesit.

Me të marrë informacione për lëvizje të ushtrisë ruse në terren, operatorët informojnë eprorët e tyre, që më pas ato koordinata ia japin njësive artilerike që fillojnë t’i godasin.

Të ngjashme