Skënderaj: Dorëzohet personi që e goditi për vdekje 7-vjeçaren dhe iku, Policia e liron

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj rreth orës 19:10, ku viktimë ishte një vajzë 7-vjeçare.

“Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se autori fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Pas një kohe i dyshuari është vetëdorëzuar në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Të ngjashme