Sot në Ferizaj, pesë raste të dhunës në familje

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 16:01 | Nga

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se sot ka pranuar pesë raste të dhunës në familje, nga stacioni policor në Ferizaj.

Në këto raste janë përfshirë shtatë persona, për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Dhunë Familjare” dhe “Sulm”.

Në të gjitha këto raste, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprat penale të lartëcekura, ku dy prej viktimave kanë marrë edhe trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lidhur me këto raste, është njoftuar prokurori dhe lëndët janë në procedurë e sipër.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka shtuar se po i trajton me prioritet dhe seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme