Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe komisionit organizativ, sot nis festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinnia Jehon 2017”, i cili këtë vit mbahet për të 16-tin vit me radhë në fshatin Dejnë.
Festivali fillon me datë 11 në ora 19:00 dhe zgjat deri me 13 maj 2017 sipas kësaj agjende:
NATA E PARË:
SHKA “ANADRINI” – nikoqir
SHKA “TINGUJT E VENDLINDJES” Stagovë / Kaçanik
AKV “ILIRIDA” Shkup
SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA” Romajë
Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.
NATA E DYTË:
SHKA “LAHUTA E MALËSISË” Gjilan
AKV “HAJVALIA” Prishtinë. (2 këngë)
AKA “ISA BOLETINI” Rogovë
Grupi “TRADITA” Prizren. Rapsodët; Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë
Grupi folklorik “STELUSHI” Mat.
SHKA “ARDHMËRIA” Gjakovë
NATA E TRETË:
SHKA “BAJRAM CURRI” Krushë e Madhe
AKV “ HASAN PRISHTINA” Vushtri
Grupi polifonik “PAVARËSIA” Vlorë
AKV “XHAVIT HAZIRI” Obiliq
AKV “MITROVICA” Mitrovicë
AKV “ZËRI I KOSOVËS” Fushë Kosovë (mysafir)
Gjatë tri netëve garuese, festivalin “Anadrinia Jehon”, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada; Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapqeva.