Ekonomia Online
FUNDIT

Spanja konfiskon bizhuteri në vlerë të 60 milionë eurove, ndihmohet edhe nga Shqipëria

Spanja konfiskon bizhuteri në vlerë të 60 milionë eurove, ndihmohet edhe nga Shqipëria

Policia spanjolle tha të hënën se ka konfiskuar 11 copë bizhuteri të lashta që u morën nga Ukraina ilegalisht në vitin 2016. Një deklaratë e policisë tha se pesë persona që po përpiqeshin t’I shisnin ato në Spanjë janë arrestuar javët e fundit. Ndër të arrestuarit ishin dy ukrainas, njëri prej tyre prift i kishës […]

Policia spanjolle tha të hënën se ka konfiskuar 11 copë bizhuteri të lashta që u morën nga Ukraina ilegalisht në vitin 2016.

Një deklaratë e policisë tha se pesë persona që po përpiqeshin t’I shisnin ato në Spanjë janë arrestuar javët e fundit. Ndër të arrestuarit ishin dy ukrainas, njëri prej tyre prift i kishës ortodokse dhe tre spanjollë.

Bizhuteritë thuhet se kapin vlerën e 60 milionë euro dhe datojnë midis shekujve të tetë dhe të katërt para erës sonë, raporton Associated press.

Policia tha se sendet ishin pjesë e trashëgimisë kombëtare të Ukrainës. Ato u zhdukën pasi u ekspozuan midis 2009 dhe 2013 në një muze në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës. Pjesët përfshinin një rrip, një palë vathë dhe gjerdan.

Një rrip ari i zbukuruar u sekuestrua në vitin 2021 dhe pjesa tjetër e pjesëve u sekuestrua javët e fundit. Policia tha se hetimet kanë vazhduar.

Ato po studiohen nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Spanjës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore të vendit.

Atashetë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë ndihmuan me hetimin, tha policia.

Të ngjashme