Spanja lehtëson edhe më shumë masat

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se njerëzit do të mund të bëjnë ushtrime fizike në ambient të hapur që prej 2 majit, nëse numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të bjerë.

Sanchezi ka thënë se njerëzit do të mund të dalin jashtë për sport ose për të shëtitur me një person me të cilin jetojnë.

Spanja është në izolim total që prej 14 marsit. Spanjollëve deri më tani u është lejuar të dalin nga shtëpitë vetëm për blerje ushqimore dhe shëndetësore.

Të premten kanë vdekur 367 persona, shifra më e ulët që prej 2 prillit kur vdiqën 950 persona brenda një dite.

Në total, 22 mijë persona kanë vdekur dhe 223 mijë janë konfirmuar me virus.

Të ngjashme