Spanja shpall 10 ditë zie për viktimat e Coronavirusit

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Spanjës ka shpallur 10 ditë zie, duke filluar nga e mërkura, për nder të rreth 30 mijë personave që kanë vdekur nga koronavirusi, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Maria Jesus Montero, shkruan agjencia Reuters.

Gjatë kësaj periudhe flamujt do të ulen në gjysmështizë në gjitha ndërtesat publike dhe në anijet e ushtrisë.

Periudha do të përfundojë me një ceremoni zyrtare të udhëhequr nga kreu i shtetit në kujtim të 26.834 të vdekurve. Spanja ka regjistruar një total prej 235.400 të infektuar me koronavirusin e ri.

Të ngjashme