Spanjë, pesë të vdekur nga përplasja e helikopterit me avionin

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Të paktën pesë persona kanë vdekur në Mallorca të Spanjës kur një helikopter dhe një aeroplan i vogël u përleshën në ajër.

Përplasja ndodhi në afërsi të Inca, në veri të ishullit popullor turistik në brigjet e territorit të Spanjës.

Mediat spanjolle raportojnë se të paktën tre pasagjerë, një çift dhe një i mitur  po udhëtonin së bashku në helikopter.

Dy të vdekurit e tjerë besohet se kanë qenë duke fluturuar në avionin e vogël që përbëhet prej dy vendesh.

Qeveria e ishujve Balearik, të cilave i përket Mallorca, konfirmoi të paktën pesë vdekje.

Shkruan BBC, presidenti rajonal Francina Armengol tha se ekipet emergjente po punonin në vendngjarje.

Të ngjashme